Prokuroria lëshoi urdhër-arrest pasi mungoi në seancë, flet i akuzuari në rastin “Veteranët” – Lajmi.net
Prokuroria lëshoi urdhër-arrest pasi mungoi në seancë, flet i akuzuari në rastin “Veteranët”
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 20:30, 14 March 2019
Sot është mbajtur seanca e dytë fillestare në rastin “Veteranët” pas dështimit të asaj të parës.

10 të akuzuarit në këtë rast, duke përfshirë Agim Çekun, Rrustem Berishën e Shkumbin Demaliajn janë deklaruar të pafajshëm për akuzat të cilat u vihen në barrë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, raporton lajmi.net.

Në këtë seancë munguan edhe dy të akuzuar të tjerë, Ahmet Daku e Xhavit Jashari.

Për këta të dy, Gjykata Themelore e Prishtinës ka veçuar procedurën penale, ndërkaq që Prokuroria ka kërkuar urdhër-arrest për sjelljen e tyre në Gjykatë.

Gjykatësja Nushe Kuka-Mekaj, ka thënë se i akuzuari Xhavit Jashari, ka qenë i njoftuar në mënyrë të rregullt, por personi me emër Ramiz Rama, më 12 mars 2019, i ka dorëzuar gjykatës kërkesën me arsyetim për mungesën e tij në seancën e së enjtes.

Në kërkesë thuhej se i akuzuari Jashari ka udhëtuar në Austri, pasi një familjar i tij ka qenë me probleme shëndetësore.

E lajmi.net ka kontaktuar gjatë ditës me vetë Jasharin.

Megjithatë, ai ka thënë se ndodhet në Slloveni për një rast familjar.

“Ndodhem në Slloveni për një rast familjar”, ka thënë shkurt Jashari kur është pyetur nga lajmi.net se pse ka munguar në seancën fillestare në rastin “Veteranët”.

Në lidhje me këtë, lajmi.net ka tentuar të marr një përgjigje edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës, mirëpo një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Listës së personave të akuzuar i prinë Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Nga provat e siguruara deri më tani, nga Prokuroria Speciale e Kosovës dyshohet se nga fryrja e listave të veteranëve, buxheti i shtetit është dëmtuar për mbi 68 milionë euro. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO