Prokuroria e Pejës jep detaje lidhur me rastin ku mbetën tre të vdekur në Gllogjan

Nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë konfirmuar se në vend të ngjarjes kanë mbetur tre të vrarë dhe një ka mbetur i plagosur.

Lajme

26/11/2021 21:34

“Prokurori kujdestare së bashku me njësitet relevante, ndërsa kemi kuptuar se tre persona kanë humbur jetën me armë zjarri dhe një person është i plagosur. NË drejtim të vendit të ngjarjes është nisur edhe Prokurori”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi, shkruan lajmi.net.

Dy nga të vdekurit, sipas kryetarit të Komunës së Deçanit, janë nxënës, derisa i treti është shofer.

Personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë, kanë bërë të ditur nga Spitali i Pejës për lajmi.net. /Lajmi.net/