Prokuroria dhe MPB-ja kanë kryer bastisje në pesë lokacione në Koçan dhe Shkup
Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, ekipet hetimore të Prokurorisë Publike dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë koordinuar veprimet për sigurimin e provave në hetim lidhur me zjarrin tragjik në Koçan. Janë kryer bastisje në pesë lokacione në Koçan dhe në Shkup, gjatë të cilave janë sekuestruar pajisje elektronike shtesë dhe prova të…

Lajme
Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, ekipet hetimore të Prokurorisë Publike dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë koordinuar veprimet për sigurimin e provave në hetim lidhur me zjarrin tragjik në Koçan.
Janë kryer bastisje në pesë lokacione në Koçan dhe në Shkup, gjatë të cilave janë sekuestruar pajisje elektronike shtesë dhe prova të tjera, për të cilat janë dhënë urdhër për ekspertizë.
Janë marrë në pyetje edhe persona që mund të kenë njohuri të caktuara.
Prokuroria Publike gjatë ditës do të urdhërojë edhe Drejtorinë e Policisë Financiare që të ndërmarrë veprime të caktuara në lidhje me funksionimin materiale të disa personave juridikë, të dyshuar dhe personave të tjerë.
Kujtojmë se dje Prokuroria njoftoi se është zgjeruar në 11 prokurorë publikë të cilët në këtë rast veprojnë sipas planit të miratuar të aktiviteteve dhe dinamikës duke marrë parasysh vëllimin e veprimeve që tashmë janë duke u ndërmarrë.
“Planet fillestare të hetimit i referohen aktiviteteve të gjera që përfshijnë marrjen në pyetje të më shumë se 300 dëshmitarëve, por edhe veprime të tjera hetimore dhe ekspertizë të përshtatshme nga disa fusha”, thanë dje nga Prokuroria.
Në zjarrin e rënë në diskotekën “Pulse” më 16 mars 2025, jetën e humbën 59 persona, midis të cilëve 6 të mitur, u lënduan 196 persona të cilët trajtohen brenda dhe jashtë vendit.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.
Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.