Në Prishtinë mbahet ngjarja për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se më 2 korrik, nën patronatin e Kryeqytetit, do të organizohet ngjarja “America and Kosova – A Freedom Story for the Next 250 Years”. Përmes një postimi në Facbook, Rama ka njoftuar se aktiviteti do të mbahet në nder të 250-vjetorit të pavarësisë së Shtetet e…

Lajme

29/06/2026 23:37

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se më 2 korrik, nën patronatin e Kryeqytetit, do të organizohet ngjarja “America and Kosova – A Freedom Story for the Next 250 Years”.

Përmes një postimi në Facbook, Rama ka njoftuar se aktiviteti do të mbahet në nder të 250-vjetorit të pavarësisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe synon të vërë në pah partneritetin e veçantë ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës.

Sipas tij, ngjarja do të zhvillohet më 2 korrik, duke filluar nga ora 10:00, në Emerald në Prishtinë, dhe do t’i kushtohet historisë së lirisë dhe miqësisë mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimit që, sipas Ramës, vazhdon të frymëzojë dhe të ndërtojë të ardhmen.