Zyra e BE-së: Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar nga momentumi i ri i zgjerimit
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka theksuar se vendit i nevojitet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga mundësitë që sjell momentumi i ri i zgjerimit të Bashkimit Evropian, Plani i Rritjes dhe programet e asistencës IPA. Ky mesazh u përcoll pas takimit të Shefes në detyrë të Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva…
Lajme
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka theksuar se vendit i nevojitet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga mundësitë që sjell momentumi i ri i zgjerimit të Bashkimit Evropian, Plani i Rritjes dhe programet e asistencës IPA.
Ky mesazh u përcoll pas takimit të Shefes në detyrë të Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, me Drejtoreshën për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Valentina Superti.
Palatova e mirëpriti Supertin në Prishtinë, para takimeve që ajo do të zhvillojë me përfaqësues të institucioneve dhe të shoqërisë civile.
“Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka kënaqësinë të mirëpresë Drejtoreshën e Zgjerimit të BE-së dhe Fqinjësisë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, në Prishtinë këtë mbrëmje, përpara takimeve të saj me përfaqësuesit institucionalë dhe të shoqërisë civile nesër. Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit të BE-së, Plani i Rritjes dhe IPA”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë. /Lajmi.net/