Projekti për Superligën Evropiane mund të rikthehet, pritet të përfshihen 80 skuadra

Spekulimet e Superligës Evropiane janë rishfaqur, me propozime të reja që do të shohin 60-80 skuadra të përfshira në një format me shumë divizione. Organizatorët që qëndrojnë pas planeve origjinale në vitin 2021, të cilat u mbyllën pas një reagimi të ashpër nga tifozët e 12 skuadrave të përfshira – duke përfshirë Manchester United, Arsenal,…

Sport

09/02/2023 12:01

Spekulimet e Superligës Evropiane janë rishfaqur, me propozime të reja që do të shohin 60-80 skuadra të përfshira në një format me shumë divizione.

Organizatorët që qëndrojnë pas planeve origjinale në vitin 2021, të cilat u mbyllën pas një reagimi të ashpër nga tifozët e 12 skuadrave të përfshira – duke përfshirë Manchester United, Arsenal, Chelsea, Juventus, Real Madrid dhe Barcelona – po refuzojnë të heqin dorë nga koncepti dhe besojnë se ky projekt mund të tërheqin mbështetje më të madhe.

Ideja e fundit e Superligës do të bazohej në performancën sportive, në vend të anëtarësimit të garantuar dhe do të ndihmonte për të gjeneruar më shumë të ardhura për ata që janë të përfshirë pasi ata konkurrojnë në të paktën 14 ndeshje në sezon kundër anëtarëve të tjerë të elitës kontinentale.

Ndërkaq, thuhet se propozimi i ri i Superligës dëshiron që ta zëvendësoj plotësisht Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Organizatorët e kësaj gare e kanë fokusuar sulmin e tyre së fundmi te Premier Liga angleze.

Ndërsa disa individë besojnë se një Superligë është e nevojshme dhe shumë ia vlen të eksplorohet, La Liga është ndër të parët që kanë folur kundër propozimeve të fundit – në një postim në mediat sociale që paraqet futbollin evropian.

Presidenti i Ligës, Javier Tebas ka thënë:

“Superliga është ujku, i cili sot maskohet si gjyshe për të mashtruar futbollin europian, por hunda dhe dhëmbët e tij janë shumë të mëdhenj, katër divizione në Europë? Sigurisht e para për ta, si në reformën e 2019-ës. Qeveria e klubeve? Sigurisht, vetëm ato të mëdhatë.”/Lajmi.net/