Projekti i ri kërkimor mbi inteligjencën artificiale

Google po bashkëpunon me Universitetin e Oksford-it për të zgjeruar kërkimet mbi inteligjencën artificiale.

Fun

27/10/2014 14:28

 Google është një nga gjigantët e kërkimit sa i përket kësaj teknologjie, dhe kjo për arsye sepse të gjitha produktet e saj mbështeten tek kjo teknologji.

Google ka punësuar 7 ekspertë nga Universiteti i Oksford-it, disa prej të cilëve do të vazhdojnë akoma të punojnë aty.

Gjiganti i kërkimit ka investuar edhe tek një sërë studimesh të kryera nga departamentet e Universitetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierike.

Ky projekt ka si qëllim zhvillimin e inteligjencës së makinerive dhe softuerëve, në atë fazë sa të imitojnë inteligjencën dhe logjikën e njeriut.

Google shpreson se duke bashkëpunuar me këtë institucion akademik, kërkimet do të avancohen më shumë për projektin e saj DeepMind.

/Krokodili.al