Procesi drejt fundit, numërohen mbi 70% e votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar mbi 70% të votave me postë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas përditësimit të fundit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve QNR, deri më tani janë procesuar 13 mijë e 917 vota, përkatësisht 67 nga gjithsej 92 kuti të votimit. Në këto rezultate prin Lëvizja Vetëvendosje me 72.56…

Lajme

05/01/2026 08:34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar mbi 70% të votave me postë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas përditësimit të fundit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve QNR, deri më tani janë procesuar 13 mijë e 917 vota, përkatësisht 67 nga gjithsej 92 kuti të votimit.

Në këto rezultate prin Lëvizja Vetëvendosje me 72.56 për qind të votave, apo gjithsej 13,917 vota.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.62% ose 2,036 vota ndërsa Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me  8.19% që përfaqësojnë 1,571 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 4.73% apo 908 vota.

https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/crc?municipality=0&fbclid=IwY2xjawO97DxleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFDQmF3ZXFTaDZHUWFwTENuc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHpMOJXC7d2LraMNjZWfoP2v_47uXPCkE3ftswXOWY-C_bYp8jaTyhIa7WYwB_aem_zj5H560MBQ3EflewD9tRhQ&votingStation=0&pollingClass=0&voteType=4