Problemet me zemër, Vuçiq flet për herë të parë nga spitali ushtarak

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka folur për herë të parë pas shtrimit në spitalin ushtarak të Beogradit.

Lajme

16/11/2019 18:02

Vuçiq u shtrua në spital si pasojë e problemeve me zemër, teksa përmes një mesazhi që u publikua në instagram, ai tha  se gjendja shëndetësore e tij është më stabile, shkruan lajmi.net.

Ai tha se në punë do të dalë që nga dita e hënë.

“Faleminderit mjekëve dhe stafit të Spitalit Ushtarak. Faleminderit për të gjithë ata që u kujdesën. Do të jem në punë me orar të plotë duke filluar nga e hëna”, thuhet në letër.

Sipas zyrtarëve dhe njerëzve të afërt të Vuçiqit, deri tek gjendja e rënduar e presidentit serb ka ardhur pas volumit të madh të punëve. /Lajmi.net/