Problemet me rrugë të frymëmarrjes

Frymëmarrja e çrregulluar gjatë gjumit tek fëmijët

Lifestyle

26/11/2020 17:09

Frymëmarrja e çrregulluar gjatë gjumit tek fëmijët (Pediatric Sleep Disordered Breathing) shkaktohet nga disa faktorë, por më së shpeshti është pasojë e frymëmarrjes orale kronike.

Bazuar në gamën e gjërë të pasojave dhe rrezikun që paraqet, frymëmarrja e çrregulluar gjatë gjumit që ndryshe njihet si frymëmarrje jofunksionale, është shprehia e parë e dëmshme orale të cilën duhet korigjuar sa më herët, qysh në fazat e fëmijërisë së hershme.

Kur fëmiju merr frymë me gojë, gjuha e tij do të zbret nga pjesa e sipërme e gojës dhe kështu nofulla e poshtëme do të fillojë të spostohet prapa dhe poshtë, duke e tërhequr me vete edhe gjuhën. Pozicionimi i gabuar i gjuhës dhe funksionimi i dobët i muskujve intraoralë, pamundësojnë zhvillimin e nofullave, veqanërisht nofullës së sipërme e cila ngelet e ngushtë duke pamundësuar pozicionimin e drejtë të dhëmbëve.

Frymëmarrja e çrregulluar gjatë gjumit (SDB) manifestohet si frymëmarrje jofunksionale dhe shkakton: gërhitjen, bajamet dhe adenoidet e zmadhuara, problemet rreth përceptimit, zhvillimit mendor, sjellje të çakorduara, mungesë koncentrimi, probleme në mësimnxënie, përgjumosje, hiperaktivitet ekstrem (ADHD), malokluzionin (kafshimin e gabuar), etj.

 

Derisa regjioni kraniofacial (kafka dhe fytyra) nuk arrin të zhvillohet drejtë, ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes nga baza e gjuhës, imponon kokën që të spostohet përpara në mënyrë që të hapen rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Në këtë mënyrë, krijohen probleme tjera që ndërlidhen me disnivelin e supeve, përkatësisht mungesën e balancit trupor. Ekspertët tërheqin vërejtjen se stadet e vonshme të SDB-së mund të reflektojnë edhe pasoja me kërcënim për jetën. Në esencë, ky është problem i frymëmarrjes jofunksionale që manifestohet gjatë gjumit dhe ndërlidhet me mosfunksionimin e nyjes temporomandibullare (TMJ), njërës prej nyjeve më aktive në sistemin skeletor dhe që ndodhet në pikëbashkimin e kockës temporale të kafkës me nofullën e poshtëme.

 

Përgatiti: Besnik Gashi

Drejtor i Qendrës Paraortodontike Health Education Studio