Probleme te Roma, edhe një futbollist pozitiv me COVID-19

Ekipi italian po përballet me futbollistë të shumtë që janë të infektuar me COVID-19.

Sport

30/11/2021 19:37

Skuadra e Romës së fundmi ka disa futbollistë që kanë rezultuar pozitiv në analizat për COVID-19, shkruan lajmi.net.

Javën e kaluar Bruan Cristante dhe Gonzalo Villar ishin dy futbollistët e infektuar.

Së fundmi edhe Afena-Gyan është infektuar me virus, dhe është futur në izolim duke ndjekur protokollet mjekësore.

Roma përmes një deklarate bëri të ditur lajmin për infekitmin e Gyan, ndërsa konfirmuan se është izoluar në shtëpi.

Sulmuesi i ri do të humb ndeshjet e radhës kundër Bolognës në mesjavë dhe Interit në vikend. /Lajmi.net/