Probleme te Bayerni, edhe një futbollistë rezulton pozitiv me COVID-19
Ekipi gjerman po përballet me disa probleme së fundmi.
Sport
Pak orë më parë, Bayerni njoftoi se Eric Maxim Choupo-Moting kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan lajmi.net.
Sipas gazetës ‘Bild’, me virusin COVID-19 është infektuar edhe futbollisti tjetër ‘Bavarezë’, Joshua Kimmich.
Klubi nuk ka bërë ende të ditur lajmin për Kimmich, por gazeta e njohur gjermane ka njoftuar për një gjë të tillë.
Kimmich ishte kritikuar shumë së fundmi për faktin që refuzonte të merrtë vaksinën antiCOVID-19.
Të dy futbollistët do të ndjekin protokollet mjekësore dhe do të izolohen për disa ditë. /Lajmi.net/