Probleme me Facebook në Evropë dhe SHBA, reagon rrjeti social

Përmes një postimi, Facebook reagoi pas problemit serioz.

Fun

14/03/2019 08:01

Përdoruesit e Facebook, Instagram dhe WhatsApp në Evropë dhe SHBA kanë raportuar për ndërprerje të këtyre shërbimeve për disa orë gjatë ditës së mërkurë.

Facebook nuk ka dhënë një arsye për ndërprerjen, dhe ka ofruar informata minimale, përveçse duke pranuar se është e vetëdijshme se shërbimet momentalisht  janë vetëm në disa fusha.

Përmes një postimi, Facebook reagoi se ishte në dijeni se “disa përdorues aktualisht kanë probleme në përdorimin  e aplikacioneve të Facebook” dhe se “po punonte për zgjidhjen e çështjes sa më parë që të ishte e mundur”.

Ndërsa sipas Down Detector, problemet prekën përdoruesit e Facebook në Europë dhe SHBA.