Probleme financiare, gjysma e skuadrës së Chelsea në shitje

‘Blutë’ e Londrës janë në rrezik të shkelin rregullat financiare dhe mund të detyrohen të zvogëlojnë numrin e skuadrës së tyre, të mbushur gjatë afatit kalimtar të ardhshëm. Në fillim të kësaj jave u zbulua se klubi kishte bërë një humbje të jashtëzakonshme prej 121 milionë funte gjatë periudhës financiare 2021-2022 – një deficit që…

Sport

01/04/2023 10:42

‘Blutë’ e Londrës janë në rrezik të shkelin rregullat financiare dhe mund të detyrohen të zvogëlojnë numrin e skuadrës së tyre, të mbushur gjatë afatit kalimtar të ardhshëm.

Në fillim të kësaj jave u zbulua se klubi kishte bërë një humbje të jashtëzakonshme prej 121 milionë funte gjatë periudhës financiare 2021-2022 – një deficit që pronësia aktuale e ka fajësuar për sanksionet ekonomike të vendosura ndaj klubit dhe ish-pronarit, Roman Abramovich pas pushtimit rus të Ukrainës.

Në dritën e këtij lajmi, mund të keni pritur që pronari i ri, Todd Boehly & Co. nuk duhej të bënte shumë shpenzime për vitin 2022-23. Megjithatë, ata menduan ndryshe, duke shpenzuar 600 milionë funte gjatë dy dritareve të kaluara të transferimit.

Edhe me një kontabilitet kreativ, Chelsea me siguri do të duhet të lëvizë në disa lojtarë gjatë verës për të shmangur ndëshkimin nga autoritetet e futbollit.

Sipas raportimit të ‘Goal’ këta janë lojtarët e rrezikuar që mund të largohen nga ‘Stamford Bridge’:

Ethan Ampadu, Baba Rahman, Malang Sarr, Tiemoue Bakayoko, Conor Gallagher, Ruben Loftus-Cheek, Christian Pulisic, Armando Broja, Pierre-Emerick Aubameyang, Callum Hudson-Odoi, Hakim Ziyech, Mason Mount, Mateo Kovacic.

Disa nga emrat e lartpërmendur janë nën pronësinë e Chelseat, por ndodhen në huazim te klube të tjera./Lajmi.net/