Prizrenasi teton t’i korruptojë me 10 euro policët e Pejës

Policia Rajonale e Trafikut në Pejës, ka arrestuar një prizrenas, pasi i njëjti ka tentuar t’u jap ryshfet për të mos e gjobitur për shkelje të rregullave në komunikacion.

Lajme

10/03/2015 15:10

Policia bënë të ditur se dje rreth orës 10:20, në fshatin Kliqinë të Pejës, ka ndaluar mjetin “Fiat Bravo ” të cilin e drejtonte ngasësi Aldis R., nga fshati Mushnikovë e Prizrenit.

Për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, oficerët policor kishin filluar plotësimin e kundërvajtjes për tejkalim shpejtësie. Në këtë rast i dyshuari shtetas boshnjak Nedzad S., pasagjer në automjetin e ndaluar, ka dalë nga automjeti dhe oficerëve policor u ka ofruar një bankënotë prej dhjetë euro që mos t’i shkruajnë kundërvajtjen.

Lidhur me këtë veprim të kundërligjshëm, i njëjti është njoftuar nga oficerët policor për veprën e kryer me ç’rast është arrestuar.