Prizren: Vdes 29-vjeçari në oborrin e Spitalit Rajonal – Policia nis hetimet
Një 29-vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë të enjten në mëngjes, më 24 korrik 2025, ndërsa po trajtohej në Spitalin Rajonal të këtij qyteti. Këtë për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se rreth orës 08:45 është raportuar për vdekjen e viktimës, i identifikuar me…

Lajme
Një 29-vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë të enjten në mëngjes, më 24 korrik 2025, ndërsa po trajtohej në Spitalin Rajonal të këtij qyteti.
Këtë për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se rreth orës 08:45 është raportuar për vdekjen e viktimës, i identifikuar me inicialet L.K.
Sipas informacioneve fillestare, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar papritmas derisa ndodhej në oborrin e spitalit, dhe përkundër përpjekjeve për ta ndihmuar, ai nuk ka arritur të mbijetojë.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa lidhur me rastin është iniciuar një procedurë me veprën penale: “Hetim i vdekjes.”
Raporti i plotë:
Sot, më datë 24 korrik 2025, rreth orës 08:45, nga Spitali Rajonal i Prizrenit është raportuar për vdekjen e një personi të gjinisë mashkullore, L.K., 29 vjeç, nga Prizreni. Viktima ishte duke u trajtuar në këtë institucion shëndetësor që nga data 23 korrik 2025. Sipas informatave fillestare, gjendja shëndetësore e personit është përkeqësuar derisa ndodhej në oborrin e Spitalit dhe përkundër përpjekjeve për ndihmë, ai ka vdekur. Njësitet përgjegjëse të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së informatës. Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. lidhur me rastin është filluar rast si “Hetim i vdekjes”./lajmi.net/