Prizren, të gjitha rrugët të kalueshme, bora qetëson vërshimet

Reshjet e shiut pas mesnatës u zëvendësuan më reshje bore edhe në rajonin e Prizrenit. Në zonat urbane trashësia e borës arrin në 5 cm, ndërsa në lartësi shkon deri në 10 cm. Sipas raportimeve në terren, të gjtha rrugët janë të kalueshme, bejnë të ditur menaxherët e mirëmbajtjes së rrugëve nacionale nga Ministria e…

Lajme

08/01/2026 12:24

Reshjet e shiut pas mesnatës u zëvendësuan më reshje bore edhe në rajonin e Prizrenit.

Në zonat urbane trashësia e borës arrin në 5 cm, ndërsa në lartësi shkon deri në 10 cm. Sipas raportimeve në terren, të gjtha rrugët janë të kalueshme, bejnë të ditur menaxherët e mirëmbajtjes së rrugëve nacionale nga Ministria e Infrastrukturës.

Situata me vërshimet është më e qetë në krahasim me një ditë më parë, ndonëse ka ende shtëpi banimi që janë të përmbytura nga uji.

Në rajonin e Prizrenit jamë evakuar pesë familje, dy në Landovicë dhe tri të tjera në Krajk. Prurjet në Drinin e Bardhë janë të mëdha, duke arritur kuotën maksimale të rrjedhës së tij.