Prizren, shfaqet filmi për dy të rinj i bashkohen ISIS-it

Dy të rinj që lirohen nga burgu në Egjipt dhe më pas i bashkohen ISIS-it, janë pjesë e një filmi që po merr pjesë në Dokufest.

ShowBiz

12/08/2015 23:25

Egjipti, si gjithmonë, zë vend në filma, por ky i producentit Karim Aitouna është tregimi mbi protestat antiqeveritare në Egjiptin e vitit 2011-të, raporton lajmi.net.

Aitouna shpjegon se si është të jesh filmbërës në këtë shtet.

“Je suis le peupe”, i gjatë 111 minuta është një shikim mbi jetërat e familjeve të ndryshme në Egjipt, në Kairo, kur ndodhin këto protesta.

Filmi më shumë merret me fshatarët dhe dëshpërimin e tyre me zhvillimet nën ombrellën e Mubarakut.

Madje në një festival, filmin e larguan nga konkurrenca.

“Në Kairo Film Festival filmin e larguan nga konkurrenca dhe i dhanë një shantazhim gjithandej” tregon regjisori, i cili kujton sheshin Tahrir dhe gjithçka që ndodhi brenda disa ditëve atje.

Ai po punon në një film mbi Marokun, me një regjisor polak, dhe thotë se kësisoj do të mund ta tregonte historinë e shtetit të tij në anë të ndryshme të botës. E dëshiron që vitin tjetër, filmin ta ketë premierë në DokuFest.

Filmi ka fituar çmime në Rotterdam Festival, në Vankuver e në Belfort./lajmi.net