Prizren| Rrahën tre persona nga xhelozia, caktohet masa nga një muaj paraburgim
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve S.Sh., J.Sh., dhe E.Sh., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale lëndim i lehtë trupor dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë. Sipas Prokurorisë së Shtetit, më 17 nëntor 2026, rreth orës 15:40, në Prevallë, Prizren, të pandehurit…
Lajme
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve S.Sh., J.Sh., dhe E.Sh., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale lëndim i lehtë trupor dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
Sipas Prokurorisë së Shtetit, më 17 nëntor 2026, rreth orës 15:40, në Prevallë, Prizren, të pandehurit me dashje i shkaktojnë lëndime të lehta trupore të dëmtuarve, vëllait B.Sh., dhe motrës F.B. dhe të miturit D.B., në atë mënyrë që, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe xhelozisë lidhur me konkurrencën në biznesin e njëjtë, të pandehurit pasi që e vërejnë të dëmtuarin B.Sh. duke biseduar me një kushëri të tyre, dalin nga automjeti i tyre dhe e rrahin.
Pas ndërhyrjes për t’i ndaluar nga e dëmtuara F.B., dhe i mituri D.B., të pandehurit revoltohen dhe i godasin me grushte F.B. dhe D.B. në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë e këtij sulmi të dëmtuarit marrin tretman mjekësor.
Të pandehurit S.Sh., J.Sh., dhe E.Sh., duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje, dëmtojnë pasurin e personit tjetër D.B., në atë mënyrë që, të pandehurit gjatë përleshjes fizik pasi që vërejnë se i dëmtuari-mituri po incizonte ngjarjen me telefon, të njëjtit ia dëmtojnë telefonin, me çka të dëmtuarit i shkaktojnë edhe dëm material.
Gjithashtu duke marrë parasysh edhe karakteristikat personale, i pandehuri S.Sh., është i dënuar me dy aktgjykime të plotfuqishme, për vepra penale të natyrës së ngjashme ekziston rreziku se me lënien në liri, të pandehurit mund të përsërisin veprat penale të njëjta.
Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit ndaj të pandehurve në këtë fazë është më adekuate për mbarëvajtjen e procedurës hetimore/paraprake.