Pritjet e LDK’së dhe sofra e PDK’së
Lutfi Haziri ka nisur një seri të takimeve me qytetarë të Gjilanit, në përpjekje për të siguruar sa më shumë mbështetje për zgjedhjet e 3 nëntorit. Ai ka kohë që është zhvendosur nga Prishtina në Gjilan, ku po vazhdon takimet me elektoratin e Lidhjes Demorkatike, në të cilat ai thotë se po dëgjon hallet e…
Lajme
Lutfi Haziri ka nisur një seri të takimeve me qytetarë të Gjilanit, në përpjekje për të siguruar sa më shumë mbështetje për zgjedhjet e 3 nëntorit.
Ai ka kohë që është zhvendosur nga Prishtina në Gjilan, ku po vazhdon takimet me elektoratin e Lidhjes Demorkatike, në të cilat ai thotë se po dëgjon hallet e qytetarëve.
Por, Gjilanit nuk po i mungojnë as vizitat e Kryeministrit Hashim Thaçi.
Kreu i PDK’së ka shtruar të enjten darkë për mësimdhënësit e kësaj komune, të cilëve u ka premtuar sërish rritje të pagave. Premtimi, si rëndom, vjen në prag të fushatës elektorale.
“Do të ketë sërish rritje meritore të pagave, qysh në fillim të vitit 2014”.
“Nuk ka çmim që e paguan djersën dhe mundin tuaj, por Qeveria është përkujdesur që ju të merrni atë pjesë që u ka takuar shumëfishë”
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Degës së LDK’së në Gjilan, sipas të cilës, mësimëdhënësit po shantazhohen që të marrin pjesë në sofrën e PDK’së.
“LDK dënon ashpër veprimin e disa drejtorëve politikë të shkollave fillore e të mesme, të udhëhequr nga PDK, që po shantazhojnë punëtorët e arsimit duke kërkuar që të lëshojnë mësimin për darkën e fundit me Hashim Thaçin”.
“Edhe kjo darkë po shtrohet me paratë e vetë arsimtarëve. Kjo është paraja e tyre me të cilën po ftohen me shantazh në sofrën e PDK’së.”