Pritja merr fund, Messi debuton me PSG-në

PSG është duke mposhtur me rezultat 0 - 2, skuadrën e Reims.

Sport

29/08/2021 22:13

Dy golat janë shënuar nga ylli francez, Kylian Mbappe, shkruan lajmi.net.

Por, për momentin në qendër të vëmendjes është argjentinasi Lionel Messi që sapo ka bërë debutimin me PSG-në.

Pas golit të dytë të Mbappes, Messi hyri në fushë duke zëvendësuar Neymar.

Mbetet të shihet nëse do ta bëjë perfekt këtë debutim duke gjetur rrugën drejt golit./Lajmi.net/