Pritet dimër siberik për vikend, ja sa do të jetë trashësia e borës

Nga e premtja fillon rënie e ndjeshme e temperaturave në vendin tonë. Të premten do të ketë shi, ndërsa Accu Weather paralajmëron borë të shtunën dhe të dielën.

Lajme

13/01/2016 18:01

Temperaturat e ngrohta pritet të përfundojnë nesër, për t’iu kthyer të ftohtit dimëror në Kosovë.

Accu Weather parashikon rënie të ndjeshme të temperaturave, shi dhe borë, duke filluar nga e premtja.

Temperatura bie në zero të premten; të shtunën -3 gradë celsius dhe pastaj të dielën në -9, ndërsa reshjet e borës pritet të arrijnë deri në 60cm.

Reshje të borës do të vazhdojnë gjatë gjithë javës së ardhshme.

Të hënën do të jetë edhe më ftohtë për të vazhduar kështu krejt pjesën e parë të javës.

Temperaturat gjatë javës së ardhshme do të bien në -17 gradë celsius.

accu-weather