Prishtinë- Policia dhe Forenzika ende në vendin e ngjarjes ku ndodhi plagosja

Si shkak të shtënave me armë zjarri që ndodhën mëngjesin e sotëm në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, një person mbeti i plagosur. Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. E në vendin e ngjarjes po vazhdojnë të jenë ende zyrtarë të shumtë policorë, e Njësiti i Forenzikës. Ndonëse nuk janë dhënë detaje…

Lajme

06/11/2024 09:22

Si shkak të shtënave me armë zjarri që ndodhën mëngjesin e sotëm në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, një person mbeti i plagosur.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

E në vendin e ngjarjes po vazhdojnë të jenë ende zyrtarë të shumtë policorë, e Njësiti i Forenzikës.

Ndonëse nuk janë dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të të plagosuri, ai veçse është transferuar në QKUK.

Nga Policia e Kosovës thanë se rasti është duke u hetuar, por nuk u bë e ditur nëse i dyshuari vazhdon të jetë në arrati./Lajmi.net/