Prishtinë: Një person gjendet i vdekur, Policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete sot në një shtëpi në rrugën “Obria” në Prishtinë. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Plana. Ai bëri të ditur se rreth orës 11:30 policia ka pranuar informatën për një person të pajetë dhe menjëherë ka dërguar njësitë relevante në…

Lajme

07/04/2026 13:38

Një person është gjetur pa shenja jete sot në një shtëpi në rrugën “Obria” në Prishtinë.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Plana. Ai bëri të ditur se rreth orës 11:30 policia ka pranuar informatën për një person të pajetë dhe menjëherë ka dërguar njësitë relevante në vendngjarje.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, një mashkull, ndërsa policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetimet. Autoritetet po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ekzaminimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia apelon që çdo informacion relevant lidhur me këtë rast të raportohet menjëherë në stacionet përkatëse. /Lajmi.net/