Prishtinë: Bie nga lartësia e një objekti, vdes 47-vjeçari
Policia e Kosovës ka nisur hetimet mbi vdekjen e një 47-vjeçari në lagjen “Dardania” të Prishtinës. Policia ka thënë se viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti, ndërkohë që dyshimet e para janë për vetëvrasje. “Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin…
Lajme
Policia e Kosovës ka nisur hetimet mbi vdekjen e një 47-vjeçari në lagjen “Dardania” të Prishtinës.
Policia ka thënë se viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti, ndërkohë që dyshimet e para janë për vetëvrasje.
“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.