Prishtinë: Arrestohet një i dënuar me 10 muaj burgim dhe 27 mijë euro gjobë për shit-blerje narkotikësh

Policia e Kosovës në Prishtinë, ka arrestuar një person që po kërkohej, pasi ishte i dënuar për kryerjen e një vepre penale. Arrestimi  i A.Q 26 vjeçar është realizuar mbrëmë, pasi i njëjti ishte i dënuar me 10 muaj burgim dhe me 27 mijë euro gjobë. “Personi i arrestuar ishte dënuar për veprën penale ‘blerja,…

Lajme

18/03/2026 10:40

Policia e Kosovës në Prishtinë, ka arrestuar një person që po kërkohej, pasi ishte i dënuar për kryerjen e një vepre penale.

Arrestimi  i A.Q 26 vjeçar është realizuar mbrëmë, pasi i njëjti ishte i dënuar me 10 muaj burgim dhe me 27 mijë euro gjobë.

“Personi i arrestuar ishte dënuar për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’. I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: