Prishtinasi i dehur sulmon gruan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi i njëjti në gjendje të dehur e ka sulmuar bashkëshorten.

Lajme

12/11/2017 12:30

 

Viktima ka marrë trajtim mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndim trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/