Prishtina – Llapi, kryendeshja e ditës së sotme në BKT Superligë
Prishtina – Llapi është kryendeshja e ditës së sotme në BKT Superligë, në kuadër të xhiros së 27.

Sport
Ndeshja do të luhet “Fadil Vokrri” në Prishtinë, anipse në fillim vendi i takimit ishte i pavendosur, për shkak të fushës në këtë stadium.
Llapi aktualisht gjendet në pozitën e katërt me 41 pikë, nëntë më shumë se Prishtina e vendit të gjashtë, shkruan lajmi.net.
Një fitore Prishtinën do ta ngriste në vendin e pestë, ndërsa Llapin as fitorja, as humbja nuk e lëvizin nga pozita.
Ndeshja tjetër interesante do të jetë ajo në mes të Ulpianës dhe Dritës, me vendasit që kërkojnë gjithsesi tri pikë për t’u distancuar nga zona që i dërgon një kategori më poshtë, ndërsa gjilanasit, në rast fitoreje, do t’i mbanin gjallë shpresat për titull. /Lajmi.net/