Prishtina konfirmon largimin e Jalen Blesas

Përmes një videoje në “Facebook”, skuadra e Prishtinës ka konfirmuar largimin e Jalen Blesas nga klubi. Blesa u transferua te Prishtina nga skuadra e Rahovecit në janar të vitit të kaluar, raporton KosovaPress. Tani, Blesa është bërë me skuadër të re. Prishtina ka bërë të ditur se Blesa i bashkohet skuadrës rumune, Universitatea Craiova. Në…

Sport

13/02/2024 20:02

Përmes një videoje në “Facebook”, skuadra e Prishtinës ka konfirmuar largimin e Jalen Blesas nga klubi.

Blesa u transferua te Prishtina nga skuadra e Rahovecit në janar të vitit të kaluar, raporton KosovaPress.

Tani, Blesa është bërë me skuadër të re.

Prishtina ka bërë të ditur se Blesa i bashkohet skuadrës rumune, Universitatea Craiova.

Në 40 ndeshje në të gjitha garat me Prishtinën, Blesa ka shënuar 10 gola dhe ka regjistruar gjashtë asistime. /Lajmi.net/