Sonte fillon “Prifest”
Festivali Ndërkombtar i Filmit në Prishtinë (Prifest) do të nisë sot në mbrëmje për të vazhduar deri më 29 prill.
ShowBiz
Në kinemanë e hapur në Sheshin “Zahir Pajaziti” në orën 21:00 do projektohet filmi “Mediterranea”, filmi i cili starton këtë edicion të tetë.
Ky festival do të kthejë kryeqytetin e Kosovës në një sallë të madhe kinemaje, ku do të shfaqen mbi 70 premiera të filmave të rinj edhe atyre kult.
I ftuar special në këtë ceremoni do të jetë dhe aktori kryesor i këtij filmi, Alassane Sy, i cili vjen për herë të parë në Prishtinë. Përveç ceremonisë së hapjes, e gjithë java do jetë e mbushur me programe, workshop-e, seminare dhe takime me ekspertë të filmit , shumë prej të cilëve janë profesionistë të nominuar për çmime si Oscar e shumë vlerësime të tjera të rëndësishme kinematografike.