Prishtina i beson Vetëvendosjes, merr mbi 52 për qind të votave
Ka përfunduar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) edhe në komunën e Prishtinës. Sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore bindëse në kryeqytet, duke siguruar mbi 52 për qind të votave, raporton lajmi.net Konkretisht, Vetëvendosje ka marrë 52.94 për qind të votave, që përkthehet në 60 mijë…
Lajme
Ka përfunduar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) edhe në komunën e Prishtinës.
Sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore bindëse në kryeqytet, duke siguruar mbi 52 për qind të votave, raporton lajmi.net
Konkretisht, Vetëvendosje ka marrë 52.94 për qind të votave, që përkthehet në 60 mijë e 696 vota.
Në vendin e dytë është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 21.98 për qind, apo 25 mijë e 196 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë e treta me 19.10 për qind, përkatësisht 21 mijë e 903 vota./Lajmi.net/