“Prishet qejfi” pak, bien sot temperaturat

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të pësojnë ulje , sidomos në vlerat e maksimaleve. Parashihen edhe erëra të fuqishme në disa rajone të veriut të Dukagjinit, ndërsa në viset e larta me lartësi mbidetare mbi 800m , reshjet e…

Lajme

27/03/2023 07:20

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të pësojnë ulje , sidomos në vlerat e maksimaleve. Parashihen edhe erëra të fuqishme në disa rajone të veriut të Dukagjinit, ndërsa në viset e larta me lartësi mbidetare mbi 800m , reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.

Temperaturat minimale parashihet të sillen ndërmjet 5 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 11 dhe 13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja.