“Prishet arkitektura e partisë” deputetja e NISMA-s tregon pse Kurti refuzoi emrin e Limajt për kryekuvendar
Deputetja e NISMA-s, Arbreshë Krasniqi, në një intervistë në FRONTAL ka treguar se një nga arsyet e Kurtit për refuzimin e emrit të Fatmir Limajt për kryetar të Kuvendit, ka qenë se “prishet arkitektura e partisë”. Krasniqi ka thënë se kanë pasur të drejtë kur kanë insistuar në emrin e Fatmir Limajt për kryetar të…

Lajme
Deputetja e NISMA-s, Arbreshë Krasniqi, në një intervistë në FRONTAL ka treguar se një nga arsyet e Kurtit për refuzimin e emrit të Fatmir Limajt për kryetar të Kuvendit, ka qenë se “prishet arkitektura e partisë”.
Krasniqi ka thënë se kanë pasur të drejtë kur kanë insistuar në emrin e Fatmir Limajt për kryetar të Kuvendit, meqë sipas saj s’mund të jetë niveli i kujtdo qoftë në ulësen e kryekuvendarit.
“S’mundet niveli i kujdoqoftë me qenë kryetar Kuvendi, prandaj ne kemi pasur të drejtë që e kërkuam Fatmir Limajn, që e kanë dëshmur veten”, ka thënë ajo.