Prindërit shprehen se nëse do mundnin, do t’i “anulonin” krishtlindjet këtë vit

Si pasojë e rrethanave financiare shumë prindër nuk do jenë në gjendje të iu ofrojnë fëmijëve të tyre dhuratat e shumëpritura të krishtlindjeve.

Fun

30/11/2020 13:15

Disa prindër janë shprehur se më me dëshirë do të tejkalonin krishtlindjet këtë vit si pasojë e problemeve financiare dhe presionit psikologjik që po kalojnë për shkak të pandemisë, shkruan “Independent”.

Sipas një anketimi të bërë së fundmi, 2 mijë prindër dhe fëmijë janë pyetur nga “Action For Children”, dhe një e gjashta prej prindërve thanë se do të “anulonin” festën këtë vit nëse do mundeshin, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, më shumë se gjysma(57%) e fëmijëve u shprehën se ishin të shqetësuar për prindërit e tyre sepse ata do të kenë vështirësi të përmbushin dëshirat e familjes.

Ky anketim gjithashtu nxori në pah se ka një rritje të madhe tek stresi dhe ankthi i fëmijëve.

Shumica e prindërve gjithashtu konfirmuan se fëmijët e tyre kishin pasur luhatje emocionale kohëve të fundit dhe se një pjesë e tyre ishte përballur gjithashtu edhe me sulme paniku.

Krishtlindjet që duhet të ishin periudha më entuziazmuese për fëmijët, por ato po rezultojnë të jenë vetëm stresuese dhe po shkaktojnë presion. /Lajmi.net/