Prindër lërini dhe nxitini fëmijët të ecin zbathur

Lira Gjika ka një këshillë për prindërit e rinjë.

Lifestyle

23/09/2021 09:39

Nga Lira Gjika:

Prindër lerini dhe nxitini fëmijët të ecin zbathur në shtëpi. Mos u trembni se nuk ftohen dhe nuk u bën dëm, përkundrazi i bën vetëm mirë.

Specialistët pediatër dhe psikologët insistojnë që është e domosdoshme ecja zbathur si një nga kontaktet më bazike me natyrën.

Prindër, edukatorë, lerini fëmijët zbathur edhe jashtë edhe brenda mjediseve të shtëpisë dhe kopshteve. Prindër mos harroni që edhe njeriu është bir i natyrës dhe ka nevojë për kontaktin dhe lidhjen me të.

Shmangia e ecjes zbathur ndikon direkt në sistemin imunitar duke e dobësuar atë por edhe në sferën psiko emocionale influencon negativisht duke shtuar mërzinë dhe bezdinë e fëmijëve. /Lajmi.net/