Prindër, bëni kujdes ndaj këtyre 15 aplikacioneve në telefonat e fëmijëve tuaj

Në muajin që lamë pas  në Amerikë kanë ndodhur 25 arrestime të trafikantëve të njerëzve që kanë ndodhur përmes internetit.

Fun

15/08/2019 17:51

Të gjithë këta të arrestuar kanë përdour internetin dhe aplikacionet telefonike për të kërkuar fëmijë. Në mës 25 të arrestuarve ishin 38 akuza paraprake dhe 15 dënime të tjera.

Andaj departamenti i Policisë së Oklahomës, kanë bërë thirrje jo vetëm në Amerikë por edhe në vendet tjera të cilat kanë qasje në këto aplikacione që do i gjeni të renditura më poshtë, raporton “The Hearty Soul”.

WhatsApp: Një aplikacion i mesazheve që lejon tekste, video dhe shpërndarje të fotografive me përdoruesit në mbarë botën, transmeton lajmi.net.

Bumble: Një aplikacion ku  mund të takoni njerëz të ndryshëm dhe që lejon gratë të bëjnë kontaktin e parë. Ligji dhe forcat tregojnë se fëmijët dhe adoleshentët mund të krijojnë profile false me identitet dhe moshë false.

MeetMe: edhe ky aplikacion është për takime dhe që lidh njerëzit në bazë lokacionit.

Live.ME. Aplikacion i drejtpërdrejtë për të ndarë video me njerëzit

Ask.FM. Një aplikacion ku njerëzit bëjnë pyetje në mënyrë anonime.

SnapChat: Përdoruesit bëjnë dhe shpërndajnë foto, mesazhe dhe video. Dhe ky aplikacion ndanë lokacionin e përdoruesit.

Holla: Një aplikacion ku mundesh të shkruash me video që lejon përdoruesit të takohen brenda sekondash.

Calculator+: Policët kanë thënë se këto aplikacione përdoren për të fshehur foto, video dhe historinë e klikimeve.

Skout: Edhe ky aplikacion lejon që njerëzit të takohen me njërit tjetrin.

Badoo: Një aplikacion ku përdoruesit mund të bisedojnë dhe shpërndajnë foto  dhe video në bazë lokacionit.

Kik: Jep akses të palimituara në mesazhe me të gjithë, dhe në çdo kohë.

Whisper: Një rrjet social anonim që i lejon përdoruesit të ndajnë sekrete me të panjohurit.

Hot or Not: Lejon përdoruesit të kontaktojnë me persona të panjohur. /Lajmi.net/