Princ Harry tregon se si ndryshoi gjithçka pas lindjes së foshnjës

Princ Harry ka folur për atësinë.

ShowBiz

02/12/2020 16:13

Princ Harry dhe Meghan Markle janë çifti më i komentuar për faktin e gjërave që kanë kaluar falë dashurisë së madhe ndaj njëri-tjetrit, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Ata janë bërë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Archie Harrison. Princ Harry tregon se si ai ua ka ndryshuar jetën për të mirë.

“Momentin që bëhesh baba, çdo gjë rreth teje ndryshon. Ti fillon dhe mendon se cili është kuptimi i sjelljes në jetë të një njeriu të vogël në këtë botë. Në s’mund t’ju vjedhim atyre të ardhmen, thjesht s’mundemi. S’është kjo detyra jonë. Gjithmonë kam besuar se fatmirësisht ne mund ta lëmë këtë botë një vend më të mirë nga çfarë gjetëm kur erdhëm”, ishin fjalët e tij./Lajmi.net/