Klerikët hipnin në një aeroplan të vogël, përpara se të përpiqeshin të kuronin njerëz në qytetin qendror rus Tver, të cilët vuanin nga alkoolizmi dhe varësia nga droga, transmeton lajmi.net.
Pasi avioni arriti në një lartësi prej 243 metrash, klerikët filluan bekimet e tyre me 70 litra ujë të shenjtë.
Një ritual religjioz u mbajt përpara se dera e aeroplanit të hapej dhe të hedhej një sasi e madhe uji mbi qytet.
Një nga priftërinjtë në bord, At Aleksandër, tha që rituali do të parandalojë përdorimin e “alkoolit dhe ilaçeve” dhe “ndalimit të seksit jashtëmartesor”. /Lajmi.net/