Priftërinjtë djegin librat e Harry Poter me pretekstin që mbajnë “forca të këqija”

Priftërinjtë katolikë në veri të Polonisë dogjën një numër librash, duke përfshirë një seri librash rreth magjistarit Harry Potter dhe libra të natyrës së tillë, me pretekstin se në përmbajtje kishin forca të këqija.

Fun

02/04/2019 11:30

Fotografitë e djegies në Gdansk u botuan në Facebook nga një fondacion katolik që përdor metoda të pazakonta të punës fetare, transmeton lajmi.net.

Fondacioni tha se djegia e librave duhet të paralajmërojë anëtarët e famullisë për ndikimet e këqija që “vijnë nga magjia”.

Komentuesit në Facebook dënuan djegien e librave, duke thënë se ajo përkujton zhvillimet e njëjta që ndodhën në Gjermaninë Naziste para Luftës së Dytë Botërore. /Lajmi.net/