Priestley i Dritës huazohet te Kf Vushtrria
Sulmuesi anësor i Dritës, Essosa Priestley, është huazuar për një vit te skuadra e Vushtrrisë. Lajmin e bënë të ditur vetë gjilanasit, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net. Nigeriani, që aktualisht është 20-vjeçar, do të ketë një eksperencë të re te vushtrriasit të cilët, edhe këtë sezon, do të luajnë në Ligën e…

Sport
Sulmuesi anësor i Dritës, Essosa Priestley, është huazuar për një vit te skuadra e Vushtrrisë.
Lajmin e bënë të ditur vetë gjilanasit, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.
Nigeriani, që aktualisht është 20-vjeçar, do të ketë një eksperencë të re te vushtrriasit të cilët, edhe këtë sezon, do të luajnë në Ligën e Parë.
Lojtari paraprakisht u huazua edhe tek Ulpiana.
Ai i luajti disa ndeshje në Evropë, që duket se nuk bindën që të mbahet në skuadër këtë sezon. /Lajmi.net/