Presidentja Osmani për kërcënimet: Jo moj çfarë frike…
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk ndjehet e frikësuar pas raportimeve të fundit për kërcënime ndaj saj. Pas përfundimit të Konferencës hapëse të Javës së Grave 2025, Osmani është përgjigjur shkurt: “Jo moj çfarë frike, shihemi pak më vonë”. “Jo moj çfarë frike, shihemi pak më vonë”, tha ajo shkurt. Për ketë…

Lajme
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk ndjehet e frikësuar pas raportimeve të fundit për kërcënime ndaj saj.
Pas përfundimit të Konferencës hapëse të Javës së Grave 2025, Osmani është përgjigjur shkurt: “Jo moj çfarë frike, shihemi pak më vonë”.
“Jo moj çfarë frike, shihemi pak më vonë”, tha ajo shkurt.
Për ketë çështje dhe plot të tjera Osmani, pas përfundimit të konferencës se javës se gruas tha se do ti diskutojë të gjitha në konferencën që ka thirrur sot në ora 16:30.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar mbrëmë sërish me jetë, të cilin e kishte ka ardhur përmes një E-mail të dërguar nga një person me emrin Betim Ibrahimi, ka konfirmuar këshilltari Bekim Kupina.
Ndërsa, Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), organizoi sot konferencën hyrëse të edicionit të dymbëdhjetë të “Javës së Gruas”, një platformë vjetore e rëndësishme që synon fuqizimin e grave në jetën politike dhe institucionale të Kosovës.
Edicioni i sivjetmë i “Javës së Gruas” vjen në një kohë të veçantë për vendin, me dy palë zgjedhje të rregullta të planifikuara për vitin 2025. Tematika e këtij edicioni do të fokusohet në ndërthurjen e pjesëmarrjes politike të grave, qëllimeve progresive të partive politike dhe udhëheqjes së grave, si pjesë kyçe e zhvillimit demokratik.
Në fjalimin e saj, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, solli një reflektim të fuqishëm mbi rolin e grave në historinë dhe zhvillimin e vendit, duke përkujtuar kontributin e tyre në çdo fazë të shtetformimit.
“Nga lufta për liri kemi ecur me bindje drejt ndërtimit të demokracisë dhe institucioneve të forta. Nga shtypja u angazhuam që më në fund të kemi zë, madje zë të fuqishme. Nga padrejtësitë luftuam për lirinë e paqen dhe në çdo hap të kësaj rrugë nuk ishin vetëm burrat ata që e shtynë vendin tonë përpara, ishin edhe gratë, nënat studentë të mbijetuarat, ëndërrimtarët, ato që i prinë protestave, ato që luftuan për lirin, ato që ndërtuan paqen demokracinë dhe shtetin tonë”, tha Osmani.
Në hapje të konferencës, drejtorja e zyrës së NDI në Kosovë, ambasadorja Nancy Soderberg, theksoi rëndësinë e kësaj platforme në një moment kritik për zhvillimin institucional dhe demokratik të vendit.
“Ndërsa NDI shënon mbi 25 vite në Kosovë, ne ripërsërisim angazhimin tonë të palëkundur për të promovuar një sistem demokratik që pasqyron vërtet zërat, nevojat dhe kontributet e të gjithë qytetarëve, duke siguruar mundësi dhe përgjegjësi për secilin prej tyre. Edicioni i “Javës së Grave 2025” vjen në një moment veçanërisht të rëndësishëm për Kosovën. Përfundimi i zgjedhjeve parlamentare të shkurtit 2025 ka sjellë si sfida ashtu edhe mundësi. Vonesat në formimin e institucioneve kyçe e kanë shtyrë Kosovën të navigojë në një periudhë delikate, ku parimet demokratike dhe besimi publik janë duke u vënë në provë. Por këto momente vështirësie ofrojnë gjithashtu një mundësi për reflektim, ristrategjizim dhe rinovim. Ndërsa Kosova përgatitet për zgjedhjet lokale këtë vjeshtë, ky edicion i “Javës së Grave” ofron një hapësirë thelbësore për të shqyrtuar rolin e grave në politikë dhe në qeverisje – jo si një çështje të veçuar, por si një çështje qendrore për legjitimitetin, efektivitetin dhe përgjegjshmërinë e të gjitha institucioneve dhe jetës publike”, tha ajo.
Beate Katja Elasser, udhëheqëse e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim nga Ambasada e Zvicrës, theksoi rëndësinë e rolit të grave në formësimin e politikës dhe institucioneve demokratike. Po ashtu ajo tha se Kosova me dy palë zgjedhje brenda një viti sivjet, përbën një provë serioze për institucionet demokratike.
Elasser: Me dy palë zgjedhje brenda një viti të vetëm, viti 2025 përbën një provë serioze për institucionet demokratike të Kosovës
Video:
“Me dy palë zgjedhje brenda një viti të vetëm, viti 2025 përbën një provë serioze për institucionet demokratike të Kosovës. Por është gjithashtu një mundësi e fuqishme për të reflektuar se sa larg kemi ardhur dhe, të jemi të sinqertë, sa shumë punë mbetet për të bërë për t’u siguruar që gratë jo vetëm që përfshihen në politikë, por edhe që e formësojnë atë. Në këtë kohë pasigurie dhe ndryshimi, udhëheqja juaj ka më shumë rëndësi se kurrë. Kjo është ajo që e bën “Javën e Grave” kaq të veçantë… Për më shumë se dy dekada, Zvicra ka qenë krenare që ka mbështetur rrugëtimin demokratik të Kosovës. Përmes partneritetit tonë, kemi investuar në udhëheqje gjithëpërfshirëse, institucione të hapura dhe qytetari aktive”, tha Elasser.
Java e Gruas është ngjarje vjetore mbarëkombëtare që mbledh, ne nje mjedis ndëretnik, me shume se 120 gra dhe burra nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi, media dhe akademia, me qëllim te ngritjes se shkathtësive të liderëve lokale që synojnë pozita më të larta udhëheqëse.