Presidentja Osmani: Nuk vendosi lule aty ku UÇK-ja quhet organizatë terroriste

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për podcastin “Nerv”, e pyetur pse nuk ka bërë nderime dhe s’ka vendosur lule te pllakat përkujtimore të serbeve të vrarë, ka deklaruar se nuk bën nderime aty ku njolloset UÇK-ja, dhe se ajo çdoherë do ta mbrojë pastërtinë e luftës së UÇK-së: “Si presidente…

Lajme

11/01/2026 22:16

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për podcastin “Nerv”, e pyetur pse nuk ka bërë nderime dhe s’ka vendosur lule te pllakat përkujtimore të serbeve të vrarë, ka deklaruar se nuk bën nderime aty ku njolloset UÇK-ja, dhe se ajo çdoherë do ta mbrojë pastërtinë e luftës së UÇK-së:

“Si presidente e Republikës, e them me krenari që unë asnjë moment nuk e pranoj nga askush në këtë botë që të krijojë ekuivalencë morale dhe barazi mes asaj se çfarë ka bërë Serbia dhe regjimi i Millosheviçit kundër njerëzve të pafajshëm në Kosovë, dhe çfarë mund të ketë ndodhur në një rast individual”.

Presidentja Osmani mëtej riafirmoi qëndrimin e saj të njohur për luftën çlirimtare.

“Besoj fuqishëm në luftën e drejtë që e ka bërë UÇK-ja dhe këtë do ta mbroj deri në fund”.