Presidentja Osmani ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të akademikut Salih Gashi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut dhe ish-kryetarit të Prishtinës Salih Gashi. Përmes një komunikate të lëshuar për media, Osmani ka thënë se Profesor Gashi i përkiste brezit, i cili me përkushtim, dije dhe integritet ndërtoi ura në mes dijes dhe shoqërisë. Tutje Osmani ka thënë se kontributi…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut dhe ish-kryetarit të Prishtinës Salih Gashi.
Përmes një komunikate të lëshuar për media, Osmani ka thënë se Profesor Gashi i përkiste brezit, i cili me përkushtim, dije dhe integritet ndërtoi ura në mes dijes dhe shoqërisë.
Tutje Osmani ka thënë se kontributi i tij i jashtëzakonshëm në arsim, shkencë dhe shoqëri do të mbetet përherë pjesë e kujtesës sonë kolektive dhe frymëzim për brezat që vijnë.
“Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, komunitetit akademik dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin e të bashkëpunojnë me të. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për akademik Salih Gashin”, ka thënë Osmani. /Lajmi.net/