Presidentja Osmani në ShBA takon delegacionin e Kongresit Amerikan, zbulohet se për çka u diskutua

Presidenca me anë të një komunikate ka lajmëruar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ShBA ka zhvilluar një takim me delegacionin e Kongresit Amerikan. Sipas komunikatës, Osmani i ka njoftuar kongresistët për zhvillimet e sigurisë në Kosovë e rajon, shkruan lajmi.net Komunikata e plotë: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një…

Lajme

24/05/2025 21:21

Presidenca me anë të një komunikate ka lajmëruar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ShBA ka zhvilluar një takim me delegacionin e Kongresit Amerikan.

Sipas komunikatës, Osmani i ka njoftuar kongresistët për zhvillimet e sigurisë në Kosovë e rajon, shkruan lajmi.net

Komunikata e plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Delegacionin e Kongresit Amerikan në Dayton.

Delegacioni u kryesua nga Kongresmeni Michael Turner, udhëheqës i Delegacionit të ShBA-së në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Pjesë e delegacionit ishin edhe: Kongresmenët Brett Guthrie, Linda Sánchez dhe Joe Ëilson.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për Shtetet e Bashkuara si aleat strategjik i Kosovës. Ajo theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe potencialin për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritje të investimeve amerikane në Kosovë.

Gjatë takimit, ajo i njoftoi kongresistët për zhvillimet e sigurisë në Kosovë e rajon si dhe për kontributin e Kosovës për paqe e stabilitet të qëndrueshëm./lajmi.net/