Presidentja Osmani nderon jetën dhe veprën e kolonel Zemajt dhe familjarëve të tij

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot me respekt 23-vjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt, së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin. Në një reagim publik, Presidentja Osmani e ka përshkruar kolonel Zemajn si një oficer profesionist, atdhetar të jashtëzakonshëm dhe luftëtar të lirisë, si dhe bashkëpunëtor të afërt…

Lajme

04/01/2026 15:10

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot me respekt 23-vjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt, së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.

Në një reagim publik, Presidentja Osmani e ka përshkruar kolonel Zemajn si një oficer profesionist, atdhetar të jashtëzakonshëm dhe luftëtar të lirisë, si dhe bashkëpunëtor të afërt të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

“Kolonel Zemaj ishte oficer profesionist, atdhetar i jashtëzakonshëm, luftëtar i lirisë dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova,” ka theksuar Presidentja.

Ajo ka shtuar se vrasja e tij dhe e familjarëve mbetet një plagë e hapur dhe kujtesë e dhimbshme për shoqërinë kosovare, duke rikujtuar se drejtësia për disa krime të mëdha ende nuk është realizuar.

“Vrasja e tij mbetet plagë e hapur dhe kujtesë e dhimbshme se drejtësia për disa krime ende pret,” ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka theksuar se kujtimi i kolonel Zemajt dhe familjarëve të tij është një obligim moral dhe institucional për të vërtetën, drejtësinë dhe për Kosovën që ata ëndërruan dhe për të cilën luftuan.

“Kujtimi për kolonel Zemajn dhe familjarët e tij është obligim moral dhe institucional për të vërtetën, drejtësinë dhe për Kosovën që ata ëndërruan dhe luftuan,” ka shtuar ajo.

Në përmbyllje, Presidentja Osmani ka nderuar jetën dhe veprën e kolonel Tahir Zemajt, Enisit dhe Hasanit, duke shprehur respektin e thellë për kontributin e tyre në lirinë dhe të ardhmen e vendit.

“Lavdi jetës dhe veprës së kolonel Tahir Zemajt, Enisit dhe Hasanit!” /Lajmi.net/