Presidentja Osmani ka kohë të flas për “DokuFestin”, por jo për vendimin e Kushtetueses

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zgjedhur që edhe sot të mos japë asnjë koment mbi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi seancat parlamentare të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik dhe sqaroi se një kandidat për kryetar të Kuvendit mund të propozohet vetëm tre herë. Ndërkohë që vendimi ka nxitur…

Lajme

09/08/2025 20:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zgjedhur që edhe sot të mos japë asnjë koment mbi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi seancat parlamentare të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik dhe sqaroi se një kandidat për kryetar të Kuvendit mund të propozohet vetëm tre herë.

Ndërkohë që vendimi ka nxitur debate të mëdha politike dhe institucionale, Osmani ka zgjedhur të flasë për edicionin e sivjetmë të DokuFestit në Prizren, transmeton lajmi.net

“DokuFesti e ka shndërruar Prizrenin në kryeqendrën e kulturës, filmit dhe ideve të reja. Një përvojë e mrekullueshme, ndërmjet historive që frymëzojnë dhe njerëzve që e bëjnë artin pjesë të përditshmërisë sonë”, ka shkruar Osmani në rrjete sociale.

Përkundër kërkesave për qëndrim institucional mbi krizën parlamentare, presidentja ende nuk ka reaguar për vendimin e Kushtetueses, e cila ka vënë afatin e ri prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, nga dita e publikimit të plotë të aktgjykimit.

Përveç Osmanit, për vendimin e Kushtetueses ende s’ka dal me reagim as kryeministri në detyrë, Albin Kurti./lajmi.net/