Presidentja Osmani: Amerika udhëhoqi, bota demokratike i shkoi prapa në mbështetje të lirisë së Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka folur për rolin e Amerikës për demokracinë nëpër botë. Ajo ka folur edhe për mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës për çlirim dhe liri. Osmani nuk e la pa e përmendur presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, duke…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/Osmani2-529x360-1.png)
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka folur për rolin e Amerikës për demokracinë nëpër botë.
Ajo ka folur edhe për mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës për çlirim dhe liri.
Osmani nuk e la pa e përmendur presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, duke e cilësuar si ati themeltar i Republikës së Kosovës.
Tutje, Osmani ka folur për rrugën e Kosovës, duke thënë se gjithmonë kanë besuar në Zot dhe mbi këtë besim kanë mbajtur shpresën gjallë.
“Ne kemi besuar tek Zoti dhe ky besim na ka mbajtur gjallë. Fjalët e tij pasqyrojnë jo vetëm një besim personal, por një të vërtetë kombëtare – që kur përballeshim me shtypjen, besimi ynë në Zot, në liri e drejtësi dhe në kauzën tonë na çoi përpara”, ka thënë Osmani ndër tjerash.