“Presidentja nuk mund të largohet nga faji i saj” – Lushaku për fjalimin e Osmanit në Kuvend
Jehona Lushaku nga LDK’ja ka komentuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani në Kuvend. Lushaku në T7 tha se Osmani nuk mund të largohet nga faji i saj për mosadresimin e çështjeve në kohë reale. “Një fjalim i tillë ka qenë një dëshmi se raportet mes Presidencës dhe Qevrisë nuk funksionojnë më, kjo është në dëm…
Lajme
Jehona Lushaku nga LDK’ja ka komentuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani në Kuvend.
Lushaku në T7 tha se Osmani nuk mund të largohet nga faji i saj për mosadresimin e çështjeve në kohë reale.
“Një fjalim i tillë ka qenë një dëshmi se raportet mes Presidencës dhe Qevrisë nuk funksionojnë më, kjo është në dëm të Kosovës. Një dëm I zvogluar është më I mirë përkundër faktit që Presidentja nuk mund të largohet nga faji i saj për mosadresimin e këtyre cështjeve në kohë reale dhe distancimi nga veprimet e dëmshme. Një dëm i shkaktuar dhe I deklaruar pas muajsh të tërë është për tu gjykuar, është përgjegjësi. Edhe presidentja ka përgjegjësinë e saj, edhe në raport me qytetarët edhe me Qeverinë… Shpresojmë shumë që dëmet të zvoglohen, qytetarët të rezonojnë, dhe ti zgjedhin njerëzit më të përgjegjshëm, sepse Kosova nuk është shtet që Meriton me u sill në mënyrë joserioze“, tha Lushaku.