Presidentja ka nevojë për pushim

Fadil Maloku e çon në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga Presidentja Atifete Jahjaga. E konsideron vendim të ndikuar politikisht dhe në kundërshtim me ligjin. Para dorëzimit të ankesës në Gjykatën Kushtetuese, Maloku mbajti një konferencë shtypi para gjykatës. Ai tha se pret që Gjykata Kushtetuese, si autoriteti më i lartë jurdik, të jap në…

Lajme

09/09/2013 14:09

Fadil Maloku e çon në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga Presidentja Atifete Jahjaga. E konsideron vendim të ndikuar politikisht dhe në kundërshtim me ligjin.

Para dorëzimit të ankesës në Gjykatën Kushtetuese, Maloku mbajti një konferencë shtypi para gjykatës. Ai tha se pret që Gjykata Kushtetuese, si autoriteti më i lartë jurdik, të jap në fund një verdikt të drejtë për shkarkimin e tij, që ai e konsideron jo vetëm si antiligjor e antikushtetues por edhe anti kombëtar.

“Vendimi i Jahjagës është vendim antiligjor, antikushtetues, antikombëtar dhe  antikosovar. Arsyet janë të shumta dhe unë jam i detyruar që të kërkojë të drejtat e mia si qytetar por edhe si anëtar i KQZ-së dhe jam shumë i bindur se këtë kontest do ta fitojë.’

“Kjo presidente të shkojë në pushim. Duhet të shkarkohet dhe unë do të bëhem një shkas për këtë. Shpresoj dhe jam shumë i bindur që Gjykata Kushtetuese do ta procedojë ligjin dhe shumë shpejt do të ketë një vendim.’

‘Besoj shumë që ky institucion ta shkarkojë atë,  ashtu siç ka shkarkuar dy presidentët para saj”.

Në rast se Kushtetuesja nuk përmbushë pritjet e tij, Maloku tha se do t’i drejtohet edhe Gjykatës së Strasburgut.

Derisa Maloku fliste para mediave, disa të rinj po i jepnin përkrahje atij duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrime “Presedente go home”, “Vendim Politik, “Vendin antiligjor’ etj.

Presidentja Jahjaga javën e kaluar përmes një vendimi njoftoi për shkarkimin e Malokut nga anëtari i KQZ’së. Vendimi i saj u inicua nga partia e Malokut, Aleanca për Kosovën e Re, e cila përmes një shkrese drejtuar Presidentes kërkoi ndërrimin e anëtarit të saj në KQZ.