Presidentja Jahjaga, liderja e pestë më e suksesshme në Evropë
Me rastin e festës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsit, one-europe.info ka bërë një listë të femrave lidere më të suksesshme në Evropë.
Lajme
Në mesin e kësaj liste të 8 grave udhëheqëse të shteteve, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga renditet e pesta me radhë.
Ndërkaq, kancelarja gjermane, Angela Merkel prin në këtë listë, si liderja më e suksesshme në Evropë.
Kjo listë është krijuar për t’i inspiruar gratë që të punojnë për karrierën e tyre. Ndërkaq, listën e plotë mund ta lexoni këtu.